E do Zidane te Real Madrid, mesfushori i talentuar dërgon mesazh dashurie (VIDEO)

24 Maj 2020
12:43
Telesport
back button

I huazuar nga Fulham te Villarreal këtë sezon, Andre Zambo Anguissa është duke shkëlqyer dhe kohët e fundit mediat iberike e kanë përfshirë në planet e Real Madrid për merkaton e verës, si fuqizm të kërkuar nga Zinedine Zidane.

Futbollisti 24-vjeçar, që deri tani ka luajtur 25 ndeshje duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, luan në qendër të mesfushës dhe ka grintë, teknikë dhe fizik.

Real Madrid 'considering Andre-Franck Zambo Anguissa as a 'cut ...

Por, në një intervistë së fundmi për Canal + Sport, kamerunasi u shpreh: “Më kërkon Reali? Nuk mund të konfirmoj asgjë. Nuk lexoj se çfarë shkruhet dhe thuhet. Agjenti merret me këto punë… Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk më bëhet qejfi që dikush më ka dalluar dhe emri im qarkullon, por do të gënjeja edhe nëse do të thoja që kam biseduar me ndonjë klub. Përqendrohem në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit