E donin me ngulm Liverpool dhe Bayern Munich, vjen vendimi zyrtar i Xabi Alonso

29 Mars 2024
14:51
Alfred Lleshi
back button

Xabi Alonso ka zyrtarizuar vendimin e tij për të qëndruar sërish në stolin e Bayer Leverkusen, edhe sezonin e ardhshëm, duke refuzuar oferta nga dy klube të mëdha si Bayern Munich e Liverpool. Ja fjalët e tij në konferencën për shtyp:

“Ne vijmë nga një sezon plot angazhime, gjatë të cilit ka pasur edhe shumë spekulime për të ardhmen time. Për këtë arsye e shfrytëzova pushimin e kampionatit (angazhimet e kombëtareve) për të reflektuar se çfarë duhet të bëj. Javën e kaluar pata një takim me drejtuesit e klubit për të kuptuar se çfarë vendimi duhet të marr. Dhe vendimi është që të vazhdoj të jem trajner i Bayer Leverkusen.

Analizova gjithçka dhe kuptova se ky është vendi dhe klubi i duhur për të vazhduar rrugën time të rritjes si trajner. Gjithmonë kam ndjerë mbështetje të madhe këtu. Në këtë klub ka pjesëmarrje të madhe në punë nga të gjitha departamentet. Tifozët na dhanë mbështetje të madhe edhe vitin e kaluar, kur patëm kohë të vështira. Edhe sot po e bëjnë këtë, duke na mbështetur në dhënien e gjithçkaje që mund të japim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit