E duan gjigantët e Europës, ylli i Bundesliga-s zgjedh Arsenal-in

19 Mars 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Bayern Munich, Joshua Kimmich, i cili kohët e fundit është vënë në shënjestër nga Liverpool dhe Manchester City, raportohet se po konsideron një transferim tek Arsenal.

E ardhmja e Kimmich, 29 vjeç, është përfolur shumë nga fundi i vitit për shkak të situatës së tij të kontratës. Me marrëveshjen e tij që skadon në qershorin e ardhshëm, ai ka tërhequr vëmendjen nga një mori klubesh të mëdha europiane.

Sipas gazetarit të Sky Germany, Florian Plettenberg, Kimmich është i hapur për të zhvilluar diskutime me klubet e interesuar këtë verë. Nga ana tjetër, Bayern është gjithashtu i përgatitur të shesë yllin për një shumë të caktuar.

Kimmich, i cili doli nga akademia e Stuttgart, thuhet se ende nuk ka zhvilluar bisedime me Bayernin për një rinovim të kontratës përtej vitit 2025. Prandaj, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Real Madrid dhe Barcelona kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit gjermanit në të kaluarën e afërt.

Kimmich, i cili ka ndihmuar bavarezët të fitojnë tetë kampionate të Bundesligas deri më tani, mendohet se dëshiron t’i bashkohet Arsenalit. Ai nuk është i interesuar të kalojë te Chelsea, Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Deri më tani, Kimmich ka bërë 378 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Bayernin. Ai ka shënuar 41 gola dhe ka kontribuar me 102 asiste për skuadrën e Thomas Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit