E duan shumë skuadra, Xabi Alonso e ka bërë zgjedhjen e tij

23 Mars 2024
17:30
Denis Hakanaj
back button

Vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e Xabi Alonso-s, me trajnerin spanjoll që kërkohet nga disa skuadra, kryesit Liverpool dhe Bayern Munich.

Këtë sezon, Alonso po dominon në Bundesliga me Leverkusen-in, me klubin në rrugën e duhur për të fituar kampionatin gjerman për herë të parë në historinë e klubit.

Me 26 ndeshje të luajtura në kampionat, skuadra e 42-vjeçarit mbetet e pamposhtur me 22 fitore dhe katër barazime, dhe është përpara Bayern Municht me 10 pikë avantazh.

Ecuria e shkëlqyer e klubit të Aspririnave ka bërë që trajneri spanjoll të përfundojë në shënjestrën e disa klubeve të mëdha europiane.

Liverpool, natyrisht, është në kërkim të një trajneri të ri pasi u konfirmua se Jurgen Klopp do të largohet nga Anfield në fund të këtij sezoni.

Bayern Munich po kërkon gjithashtu një teknik të ri gjatë verës me Thomas Tuchel që do të largohet nga Allianz Arena në përfundim të sezonit.

Alonso ka luajtur 210 ndeshje për Liverpoolin midis 2004 dhe 2009, duke fituar Champions League dhe FA Cup në Anfield nën drejtimin e Rafa Benitez, përpara se të transferohej te Real Madrid.

Fituesi i Kupës së Botës e përfundoi karrierën e tij si futbollist pas tre sezonesh te Bayern nën drejtimin e Pep Guardiolas, duke luajtur 117 ndeshje për skuadrën bavareze dhe duke fituar tre tituj të Bundesligas.

Sipas mediave në Gjermani, Alonso duket se preferon transferohet te Bayern përpara Liverpool-it nëse largohet nga Bay Arena në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit