Florian Wirtz, mesfushori i talentuar i Bayer Leverkusen, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, ka luajtur një sezon qartësisht mbi pritshmëritë. Për pasojë, ai është jo vetëm një kandidat për një vend titullari në kombëtaren e Gjermanisë por edhe për një rol me rëndësi në një nga klubet më të mira në Europë.
Gjithsesi, Wirtz, në një intervistë dhënë për “Sky Sport Deutschland”, ka shmangur çdo koment në lidhje me të ardhmen e tij. “Çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm? Të gjithë e dinë kontratën time. Tani nuk është koha për të folur për këtë”.
Wirtz realizoi 18 gola në 49 ndeshje sezonale me fanellën e Leverkusen, duke qenë ylli i ekipit të trajnerit Xabi Alonso. “Sigurisht që ky ka qenë një sezon shumë argëtues me Leverkusen dhe ndihem mire këtu. Tashmë mendja ime është 100% e përqendruar te Kampionatin Europian”, tha Wirtz.