Florian Wirtz ka marrë një këshillë surprizë në lidhje me të ardhmen e tij nga legjenda Lothar Matthaus.
21-vjeçari, i cili ishte një nga lojtarët kyç për triumfin historik të Leverkusen sezonin e kaluar në Bundesliga, është një nga më të kërkuarit në merkato.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Bayern Munich, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool.
Sipas Sky Germany, Bayern Munich e konsideron Wirtz objektivin kryesor për verën e ardhshme.
Megjithatë, duke folur për Sky, Matthaus ka këshilluar Wirtz të qëndrojë te Leverkusen deri pas Kupës së Botës 2026.
“Mendoj se do të ishte gjëja më e mirë për të që të përgatitej për Kupën e Botës 2026 në një ambient familjar”, ka thënë Matthaus.
“A do të ketë të njëjtin pozicion që ka te Leverkusen nëse shkon te Liverpool, Manchester ose Barcelona? Ka vetëm një kategori për të. Për këtë arsye unë do ta këshilloja të qëndronte deri në 2026-ën.
“Më pas do të jetë 23 vjeç dhe do të ketë 10 vite të shkëlqyer jashtë Gjermanisë. Ai është akoma në një moshë të re dhe nuk ka fituar shumë kampionate.
“Ndeshjet e Champions League këtë vit do të jenë gjithashtu eksperienca që do ta bëjnë atë akoma më të fortë dhe shpresojmë që të mos ketë probleme me dëmtimet”.
Përveç Bayern-it dhe klubeve të Premier League, edhe Real Madrid interesohet për yllin gjerman.
Sipas Marca, Los Blancos kanë arritur një marrëveshje me Wirtz për ta marrë atë verën e ardhshme dhe se mes lojtarit dhe klubit madrilen kanë rënë dakord për kontratën.