E fejuara e Ruganit rrëfen “tmerrin” e koronavirusit në kohë shtatzanie!

24 Maj 2020
13:51
Telesport
back button

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë në Itali që u godit nga koronavirusi dhe u infektua bashkë me të fejuarën e tij Michela Persico, që e përjetoi shumë keq duke qenë edhe shtatzanë dhe në pritje të një fëmije.

Nuk ishte periudhë e lehtë për çiftin Rugani, teksa futbollisti e kaloi më së miri dhe ia hodhi ndër të parët, sapo pandemia kishte shpërthyer. E fejuara rrëfen atë kohë dhe si ndihet tani:

Rugani, Michela Persico: "Coronavirus? Sono venuti a casa a farmi ...

“Jam mirë tani. Fatmirësisht kam pasur simptoma të lehta, ethe, humbje të shijes dhe lodhje. Në krahasim me të tjerët, unë dhe Daniele ishim me shumë fat. Problemi më i madh ishte frika që kisha për shtatzëninë dhe fakti që isha vetëm.

Coronavirus, Michela Persico ancora positiva: "Non posso vedere ...

Daniele ishte i sëmurë dhe u izolua, plus ekzistonte një shqetësim i madh edhe për familjen time. Prindërit e mi në Bergamo më thanë se vazhdimisht dëgjonin sirena të ambulancave në rrugë dhe asgjë tjetër. Ishte vetëm fillimi i marsit atëherë”, tregon Michela.

“Ditën që Daniele doli pozitiv, supozova se edhe unë isha gjithashtu. Ishte sikur truri im të pësonte qark të shkurtër. Mendoja të gjitha mënyrat se si mund të ndikojë kjo te fëmija im”.

“Ky është virusi i ri dhe nuk ia dimë efektet dhe pasoja për shtatzëninë. Ishte tmerruese. Ditët e para telefonoja këdo për këshilla. Pasi mjekët më siguruan, nisa të qetësohem dhe ta kontrolloj veten. Krijova një rutinë gjatë izolimit dhe kjo më zgjati 35 ditë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit