E fejuara e yllit të Juves: Georgina? Duhet të them të vërtetën?

12 Dhjetor 2019
16:23
Denis Hakanaj
back button

Michela Persico, modelja dhe e fejuara e mbrojtësit të Juventus-it, Daniele Rugani, ka folur për të ardhmen e partnerit dhe marrëdhënien me Georgina Rodriguez në një intervistë të dhënë për Piero Chiambretti-n.

“Shpresoj të mos transferohet te një skuadër tjetër. Jam integruar shumë mirë këtu. Në fillim e kam patur të vështirë, por tani na pëlqen të  bëjmë një jetë normale. Të shëtisim qetësisht nëpër qytet”, ka thënë Persico.

“Fotot në Instagram? Kam një linjë veshjesh. Duhet shfrytëzuar edhe kjo armë. Avantazhet e lidhjes me një futbollist? Do të isha hipokrite po të mos thoja se ka disa, jo vetëm në aspektin ekonomik”.

“Duhet ta durosh dhe mbështesësh për karrierën e tij, sepse kjo e ndihmon në mënyrë indirekte. Nuk është e lehtë, duhet të jesh gjithmonë e përqendruar dhe ta motivosh”.

“Marrëdhëniet me WAGS-et e tjera? Nuk shoqërohemi shumë, por nuk është një zgjedhje e imja, jam ndier mirë edhe jashtë këtij ambienti. Georgina? Duhet të them të vërtetën? Është e vështirë ta frekuentosh. Ka stilin e saj, është wags-i i kampionit dhe, për rrjedhojë, është e vështirë t’i qëndrosh afër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit