E fundit!!! Arabët ofertë e jashtëzakonshme për Rafael Leao, te Milan “dorëzohen” para parave të Al Hilal

23 Maj 2024
10:27
Telesport
back button

Sulmuesi portugez Rafael Leao mund të lërë Milan këtë verë. Një ofertë prej 175 milionë eurosh, që është edhe klauzola për të prishur kontratën dhe për ta lënë të lirë talentin 24-vjeçar, mësohet se ka ardhur nga Arabia. Më saktë nga skuadra e Al Hilal.

Arabët e Al-Hilal janë të gatshëm të shkojnë deri në çmenduri për të rrëmbyer sulmuesin portugez nga kuqezinjtë. Lajmin e bujshëm e konfirmoi sot e përditshmja portugeze “O Jogo”. Ajo flet për një ofertë të mbërritur në shtëpinë e Milan, e cila duket se ka çarmatosur kuqezinjtë.

Al-Hilal është gati të bëjë pagesën e klauzolës dhe tashmë mbetet që të të kuptohet se cila mund të jetë vullneti i vetë lojtarit. Sipas asaj që shkruan “O’Jogo”, klubi arab synon të fitojë Kupën e Botës për klube, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë në verën e vitit 2025.

Për këtë arsye, i kanë vënë sytë talentit portugez, duke qenë gati t’i trefishojnë pagën aktuale prej 7 milionësh që Leao merr nga Milan. Këtë sezon, Al-Hilal, që ka një skuadër kampionësh, ku përfshihen Koulibaly, Milinkovic-Savic dhe Neymar, u bë kampione e Arabisë pasi dominoi kampionatin.

Lojtarët e stërvitur nga një tjetër portugez, trajneri Jorge Jesus, fituan kur kishte edhe tri javë kampionat pr t’u luajtur. Al-Hilal përfundoi i pamposhtur me 90 pikë (+12 ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldo) dhe 96 gola të shënuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit