E FUNDIT: Bayern merr lajmin e madh, ja kur rikthehet kampioni i Botës!

2 Dhjetor 2019
17:21
back button

Bayern Munchen ka marrë një lajm mjaft të mirë ditën e sotme, teksa në mediat gjermane është raportuar se Lucas Hernandez pritet të kthehet më shpejt nga çfarë ishte parashikuar.

Francezi këputi ligamentet e gjurit në tetor dhe në fillim u tha që mund të mungonte deri në gjashtë muaj. Gjithsesi, faza e rikuperimit duket se ka ecur mjaft mirë dhe në fund të muajit janar, kampioni i Botës do të jetë i gatshëm për trajnerin Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit