E FUNDIT! Bayern tronditet për herë të dytë pas Lewandowskit! Ylli i ekipit me Covid-19 para Champions

6 Prill 2021
17:56
Telesport
back button

Pas Robert Lewandowski, një tjetër yll do të mungojë në ndeshjet çerekfinale të Champions League mes Bayern Munich dhe PSG.

Bëhet fjalë për Serge Gnabry, që nuk do të jetë të paktën në ndeshjen e parë me ekipin francez.

Kampionët e Europës përmes një postimi në rrjetet sociale zbulojnë se ylli i sulmit është infektuar me koronavirus dhe është karantinuar menjëherë në shtëpinë e tij.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por ai do duhet të presë për të marrë përgjigjen negative të tamponit. Bayern dhe PSG sfidojnë njëra-tjetrën nesër në “Allianz Arena”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit