E FUNDIT: Blerja e parë e Milanit drejt finalizimit, ja shifrat dhe detajet e operacionit!

10 Dhjetor 2019
11:11
back button

Milani duket se ka mbyllur gati gjithçka sa i përket blerjes së parë për merkaton e janarit. Drejtuesit kuqezinj dhe Barcelona kanë pasur një takim në Milano së fundmi dhe sipas raportimeve nga mediat, thuhet se kalimi i Jean-Clair Todibo në “San Siro” është çështje kohe.

Milan pritet që të paguajë 10-12 milionë euro për të siguruar kartonin e francezit, i cili do të vishet kuqezi në fillim të muajit janar. E vetmja pikëpyetje është çështja klauzolës së “riblerjes” nga Barcelona në të ardhmen, me dy klubet që ende nuk kanë rënë dakord. 19-vjeçari luan si mbrojtës qendre, por edhe përpara mbrojtjes si mesfushor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit