E FUNDIT: Dëmtohet titullari i Juventusit përpara Champions!

22 Tetor 2019
13:53
back button

Janë 19 futbollistë të grumbulluar nga Maurizio Sarri për sfidën mes Juventusit dhe Lokomotiv Moska, e vlefshme për grupin D të Champions League, që luhet sonte në orën 21:00, “Allianz Stadium”, Torino. Pas stërvitjes së lehtë të mëngjesit, trajneri bardhezi ka vendosur edhe ata lojtarë që janë ftuar për të qenë në dispozicion dhe mes tyre mungon Aaron Ramsey, që ka pasur problem fizik në stërvitjen e fundit.

Ja të grumbulluarit: Szczesny, Buffon, Pinsoglio; De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Khedira, Matuidi, Rabiot, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit