E FUNDIT: E konfirmon Tottenham, ylli i Mourinhos lë topin dhe rrok armët

6 Prill 2020
17:15
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më asnjë dyshim, Heung-Min Son, do të ushtrojë detyrën e tij ushtarake ndaj shtetit të Koresë së Jugut. Ushtria është e detyruar në shtetin aziatik për 2 vite, por pas fitimit të medaljes së artë të Kupës së Azisë, Son e shmangu. 

Situata e krijuar nga COVID-19 ka bërë që aziatikët të shfrytëzojnë menjëherë momentin dhe të thërrasin Son për të kryer ushtrinë. Ai do të kryej një shërbim ushtarak më të reduktuar. 

Lojtari do të kthehet në Angli në muajin maj. Ai e kaloi dëmtimin, pasi kishte probleme me krahun e tij. Sulmuesi koreano-jugor do të rikthehet menjëherë në Londër me të kryer shërbimin e tij të detyruar ushtarak si kërkesë dhe nga klubi.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit