E FUNDIT: Frikë te Barcelona, presidenti humbet ndeshjen në Champions!

20 Tetor 2020
19:47
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona do të rikthehet në fushë në ndeshjen kundër Ferencvarosit në Camp Nou. Ekipi spanjoll do të presë hungarezët e Myrto Uuzunit prej orës 21:00. Shqiptari nuk luan sepse është testuar pozitiv për COVID-19.

Problem që ka prekur dhe drejtuesit e Barcelonës. Presidenti Josep Maria Bartomeu nuk do të jetë i pranishëm në stadium, pasi njëri nga familjarët e tij ka rezultuar pozitiv pas testit.

Bartomeu ka dalë negativ në testin e parë, por pavarësisht kësaj ka qëndruar i izoluar, sepse nuk do të rrezikojë. Ai do të bëjë dhe testin e dytë dhe do të marrë përgjigjen përfundimtare të tamponit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit