E FUNDIT: Futbollisti i Real Madridit testohet pozitiv me COVID-19

25 Janar 2021
22:01
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i keq ka ardhur nga kampi i Real Madridit. COVID-19 duket se është ulur këmbëkryq te spanjollët, pasi pas trajnerit Zinedine Zidane është testuar dhe një lojtar pozitiv.

Fjala është për mbrojtësin Nacho. Klubi doli me një njoftim të shkurtër ku njofton se futbollisti i tyre është testuar pozitiv dhe si pasojë ka nisur menjëherë karantinimin.

“Real Madridi do të njftojë se lojtari ynë, Nacho Fernandez, është testuar pozitiv nga COVID-19”, – shkruajnë kampionët e Spanjës për lojtarin e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit