E fundit!!! Inter mbetet “zbuluar” në portë, Onana drejt Chelsea

20 Mars 2023
10:05
Telesport
back button

Portieri 26-vjeçar kamerunas Andre Onana, që aktualisht luan me Interin, mund të përfundojë te Chelsea sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmoi e përditshmja britanike “The Mirror”, që shkruan se Onana do të jëtë zëvendësuesi i senegalezit Edouard Mendy të “blues”.

Mendy nuk luan më këtë sezon, pasi trajneri Potter preferon më shumë spanjollin Kepa. Për këtë arsye, senegalezi i ka bërë me dije klubi se dëshiron të largohet në fund të sezonit. Dhe, “blutë” e Londrës kanë hedhur sytë nga Onana, që shihet si alternativa e parë.

Onana, i ardhur këtë sezon tek Interi, ka një kontratë deri në vitin 2027 me zikaltërit dhe kushton rreth 15 milionë euro. Duket se në fund të sezonit, Inter e Chelsea nuk do të diskutojnë vetëm për Lukaku pore dh për Onana edhe pse ky transferim i portierit duket disi i vështirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit