E FUNDIT: Inter-Sanchez, ja çfarë mungon për mbylljen e akordit!

18 Gusht 2019
17:13
back button

Antonio Conte ka vendosur: Alexis Sanchez duhet të jetë zëvendësuesi i Ivan Perisic në krah të majtë të sulmit. Manchester United ka hequr dorë prej kilenit prej kohësh, që përpara ardhjes së Solskjaer, edhe pse problemi më i madh ka të bëjë me rrogën që ai nënshkroi kur u transferua për 34 mln euro nga Arsenali në “Old Trafford”.

Ish-sulmuesi i Barcelonas fiton rreth 24 mln euro në sezon dhe nuk ka ndër mend që të heqë dorë nga kjo rrogë. Kileni ka kontratë deri në vitin 2022 me Manchester United, ndaj duhet që “Djajtë e Kuq” të paguajnë gjysmën e rrogës së tij për vitin e parë në huazim te Interi, që gjithashtu duhet të paguajë 12 mln eurot për kilenin.

Veç kësaj, zikaltërit kërkojnë huazim me 2-3 mln euro dhe blerje në total për 15 mln euro. Manchester kërkon 5-10 mln huazim dhe blerje 20 mln euro. “Sky Sport” sakaq shkruan dhe se të martën futbollisti do të jetë në Itali për vizitat mjekësore. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit