E FUNDIT: Jovic merr vendim dhe ia komunikon Real Madrid! Rindizet pista me Lautaro-Inter?

17 Shtator 2020
12:57
Telesport
back button

Siç është raportuar nga Marca këtë mëngjes, Luka Jovic i ka kërkuar zyrtarisht Real Madrid që të jetë në gjendje të largohet me formulën e huazimit në mënyrë që të luajë me një vazhdimësi më të madhe pas një viti falimentimi të kaluar në Spanjë.

Gazeta nënvizon gjithashtu se, në rast të shitjes ose huazimit të serbit, spanjollët nuk do të blinin sulmues të tjerë sepse largimi i tij nuk do të ndryshonte shumë në skuadrën e Zidane.

Sportmediaset, ditë më parë shkruajti se Real Madrid do të kishte lëvizur në javët e fundit për Lautaro Martinez. Një operacion i mbajtur i fshehur nga zikaltërit në mënyrë që të mos kompromentohen marrëdhëniet me Barcelonën dhe të hidhet në erë çështja Vidal.

Një negociatë e kryer personalisht nga presidenti Florentino Perez me agjentët argjentinas të cilët ditët e fundit ndaluan në Madrid përpara se të mbërrinin në Milano.

Në fakt, klubi zikaltër do të donte një pjesë të parave prej 50-60 milion euro, plus Luka Jovic në huazim me të drejtën e blerjes.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit