E FUNDIT: Juventusi i Pirlos nis spastrimet, largohet mesfushori! Tani pritet Khedira dhe Higuain

10 Gusht 2020
14:52
Telesport
back button

Juventusi i Andrea Pirlos nis me lëvizjet e para në merkato dhe natyrisht nga “spastrimet”. Qëllimi i klubit është të rinovojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. i pari që do të përshëndesë do të jetë Blaise Matuidi. Mesfushori francez do të fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara për të veshur fanellën e Inter Miami: një klub MLS që ka edhe David Beckham midis pronarëve.

Restyling Juve: Matuidi vicino a un accordo con l'Inter Miami ...

Mesfushori francez kishte ende një vit tjetër në kontratën e tij me Juve. Marrëveshja midis palëve u gjet, konfirmuan zërat që qarkulluan ditët e fundit. Sipas raportimeve në Francë, lojtari i lindur në ’87 tashmë do të kryejë testet mjekësore sot në Paris.

Juve: tempismo, cuore e inserimenti, Allegri promuove il prof ...

Jo vetëm Matuidi do të largohet, pasi Juve nuk ka ndërmend të ndalë revolucionin e tij. Emri i Khedira është gjithashtu në listën e spastrimeve të mundshëm. Vlerësohet edhe e ardhmja e Higuain, të cilit gjithashtu do t’I kërkohet prishja e kontratës në mënyrë konsensuale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit