E FUNDIT: Juventusi sfidon Interin! Plani “Rakitic” për t’i hequr… Vidal!

8 Nëntor 2019
14:22
back button

Ivan Rakitic apo Arturo Vidal? Mesfusha e Barcelonas është e tejmbushur dhe në organikën e trajnerit Ernesto Valverde dy yje janë të pakënaqur dhe njëri nga të dy mund të kërkojë largimin në janar. Interi i Antonio Contes ka vënë në shënjestër kilenin, por së fundmi, veç Milanit, interes konkret po shfaq edhe Juventusi për kroatin Rakitic, sipas asaj që shkruan “El Mundo Deportivo”.

 

Sipas të përditshmes, manovra e “Zonjës” është pikërisht për të penguar kalimin e Vidal te Interi, që do të fuqizonte zikaltërit. Nëse Juventusi siguron Rakitic (Emre Can ose Bentancur mund të jenë dy armë të forta që i interesojnë Barcelonas), atëherë Vidal qëndron në “Camp Nou”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit