E FUNDIT: Konfirmohet lëvizja e parë e Juventusit në merkato! (DETAJET)

24 Janar 2020
11:32
back button

Juventus pritet që të zyrtarizojë lëvizjen e parë të kësaj merkatoje. Lëvizja e parë e bardhezinjve do të jetë në dalje, ku do të largohet Marko Pjaca. Kroati do të vijojë karrierën te Cagliari, me dy ekipet që kanë gjetur marrëveshjen për huazim me të drejtë blerje deri në fund të sezonit.

Kostoja e huazimit do të jetë 1.5 milion euro, ndërsa e drejta e blerjes do të jetë 12 milionë euro. Pjaca ka qenë pjesë e Juventusit që nga viti 2016, kur u ble për 23 milionë euro nga Dinamo Zagreb.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit