E fundit: Liverpooli kontakton Bayernin, ka zhvillime për Thiagon!

13 Gusht 2020
19:00
Eraldo Harlicaj
back button

Thiago Alcantara ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga skuadra e Bayern Munchen. Mesfushori spanjoll dëshiron kalimin te Liverpooli, por deri ditën e sotme “Redsat” nuk kishin bërë asnjë tentativë.

Bild shkruan se anglezët më në fund kanë kontaktuar ekipin gjerman për të biseduar për mesfushorin. Liverpooli dëshiron që të rrëmbejë një lojtar si Alcantara.

Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë janë gati që të shesin Alcantaran, por sigurisht për një shifër që u intereson. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë situatat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit