E FUNDIT: Lojtari i Bylisit me koronavirus, frikë te lojtarët e Tiranës përpara ndeshjes!

2 Qershor 2020
11:24
Telesport
back button

Lajmi i sotëm se një futbollist i skuadrës së Bylis ka rezultuar pozitiv me koronavirus (sulmuesi shkodran Qardaku) menjëherë ka krijuar panik dhe frikë te Tirana, që po përgatitet për transfertën në Ballsh, java e 27-të e kampioantit.

Natyrisht, në pritje të përgjigjes së tamponëve, Sektori i Garave në FSHF ende nuk mund të prononcohet për zhvillimin ose jo të ndeshjes, ditën e mërkurë, ora 17:00. Por, në kampin e kryeqytetasve paniku dhe frika kanë qenë të pashmangshme menjëherë pas lajmit, duke qenë se futbolli është një sport që përfshin kontaktin fizik. Kryeqytetasit kanë qenë edhe në kontakt me presidentin e Bylisit, Kapllanaj, për të kuptuar më shumë mbi situatën.

Në një situatë ku në vendin tonë janë rikthyer rastet e infektimit sapo kemi kaluar në fazën “3”, pra hapje totale, do të mjaftonte një pakujdesi për të kompromentuar gjithçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit