E FUNDIT: Marrëveshja duket pranë, Milan do të shitet për 1 miliard euro!

15 Janar 2020
13:59
back button

Më në fund, duke se gjithçka po merr formë. Milan do të blihet nga Bernard Arnault (njeriu i dytë më i pasur në Botë), për plot 1 miliard euro. Sipas raportimeve të fundit nga mediat pranë klubit kuqezi, thuhet se marrëveshja duket shumë pranë.

Rol kryesor në mbylljen e marrëveshjes thuhet se po luan Areido Braida (ish-drejtor i Milanit). Gjithashtu, po punohet edhe për të ardhmen, ku thuhet se bisedimet kanë nisur me Allegrin, i cili do të marrë drejtimin për sezonin e ardhshëm. Pronarët aktualë të “Elliot” kanë vendosur që ta shesin me patjetër klubin, pasi prej kohësh kanë humbje të mëdha dhe Arnault duket se tashmë po finalizon gjithçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit