E fundit!!! Mauro Icardi drejt Stambollit, gati të bëhet “sulltani” i ri i Turqisë

12 Gusht 2022
11:38
Telesport
back button

Sulmuesi Maueo Icardi është pranë transferimit në Turqi, ku do të luajë me skuadrën e Gallatasaray. Lajmin e ka konfirmuar “TyC Sports”, sipas së cilës sulmuesi argjentinas do të transferohet në Stamboll, duke mbyllur aventurën me PSG.

Ideja e skuadrës turke është ajo e afrimit të Icardi në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti. Sulmuesi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Galtier, që e ka dërguar lojtarin të luajë me skuadrën e dytë të PSG-së, në kategorinë e pestë franceze.

Sulmuesi 29-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën e PSG-së dhe pas një viti vlera e kartonit të tij do të jetë me e lirë. Gjithsesi, PSG kërkon ta largojë lojtarin duke e shitur 100% kartonin e tij edhe pse kjo duket e vështirë për momentin.

Gallayasaraj është gati t’i plotësojë dëshirat sulmuesit, duke e bërë “sulltan” në Turqi, ndërkohë që në Stamboll do të zbarkonte edhe Wanda Nara, bashkëshortja e tij. Gjithsesi, bisedimet janë ende në fillim, pasi duhen bindur si sulmuesi ashtu dhe PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit