E FUNDIT: Mayweather merr lajmin e tmerrshëm, ndahet nga jeta personi që i dha artin e boksit

17 Mars 2020
22:04
back button

Humbje e madhe për Floyd Mayweather. Xhaxhai i tij, trajneri legjenda i boksit, Roger Mayweather, u nda sonte nga jeta në moshën 58 vjeç, pra tepër i ri, për arsye ende që nuk dihen, edhe pse shëndeti i tij vitet e fundit kishte filluar të çedonte dhe madje vetë kampioni i boksit kishte thënë disa vite më parë se “duket sikur është 80 vjeç, por në të vërtetë është 50 vjeç”.

Kjo për shkak të goditjeve të shumta që trajneri kishte marrë gjatë karrierës së tij si boksier. Roger ishte si një baba për Floyd dhe e ka trajnuar atë ndër vite, duke i mësuar edhe shumë sekrete mbi boksin.

Roger, 58 vjeç, ka qenë një boksier profesionist deri në vitin 1999, kur u tërhoq 37 vjeç. Ishte kampion i dy peshaveb gjatë një karriere të madhe, duke fituar në WBA për dy vjet mes vitit 1987 dhe 1989.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit