E FUNDIT: Milani “udhëton” në Madrid për galaktikun! Ja formula që po studiohet

20 Gusht 2019
10:03
back button

Edicioni i ditës së martë të “Gazzetta dello Sport” përqendrohet te udhëtimi në Madrid i Milanit, i cili do të ketë një takim me Real Madrid për të folur në lidhje me merkaton. Kohë më parë, pikërisht për këtë arsye Maldini dhe Boban i bënë vizitë Perezit, në mënyrë që të kërkonin Theo Hernandez, që më pas u vesh kuqezi.

Tani, duke parë vështirësitë për të arritur te Angel Correa, Milani ka nevojë për një sulmues të dytë, përkrah Piatek, duke qenë se Leao nuk është ende gati dhe ka nevojë të përshtatet. “Blancos” pritet të propozojnë Mariano Diaz, që sezonin e shkuar nuk gjeti hapësirat e duhura, edhe pse Real pagoi një shumë të rëndësishme për ta marrë nga Lyon, ku kishte bërë mjaft mirë.

Por, një tjetër emër që i pëlqen kuqezinjve ose i intrigon është Luka Jovic, por Reali nuk ka ndër mend ta shesë investimin e bërë në verë për 60 mln euro. Sulmuesi serb 21-vjeçar nuk është në qendër të projektit të Zidane, ndaj mund të huazohet “thatë”, për një sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit