E FUNDIT: Oferta e Dortmundit, Mourinho u jep përgjigje gjermanëve

24 Tetor 2019
16:44
Eraldo Harlicaj
back button

Jose Mourinho i ka kthyer një përgjigje negative Borussias së Dortmundit. “The Special One” mori një ofertë të papritur në lidhje me drejtimin e klubit gjerman. Drejtuesit menduan t’i besonin projektin e së ardhmes, por portugezi që është pa punë momentalisht ka refuzuar me mirësjellje. 

Dortmundi është një klub simpatik që mbështetet tek elementi vendas dhe te afrimet “low cost” dhe kjo nuk i shkon përshtat Mourinhos. Tekniku njihet për karakterin e tij dhe dëshirën e madhe për të qenë protagonist. Ai dëshiron një klub “big” që i  jep mundësinë të afrojë futbollistët që do dhe të ndërtojë skuadrën sipas shijeve të tij.  

Mourinho është pa një ekip që pas largimit nga Manchester United. Karizmatiku nuk ka gjetur ende projektin që i përshtatet dhe ka refuzuar disa oferta mjaft joshëse në Itali, Angli, Spanjë dhe së fundmi në Gjermani. Stoli i Real Madridit e josh sërish shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit