E FUNDIT: Partizani në ankth, derbi në rrezik. Përgjigjia e tamponëve vonon!

9 Korrik 2020
18:14
Telesport
back button

Partizani-Tirana rrezikohet seriozisht të mos zhvillohet. Kjo pasi në një farë mënyre, te klubi i kuq prisnin që në drekë të vinte përgjigjia e tamponëve të kryer mbrëmjen e djeshme pasi Boldor dhe Ferhati rezultuan pozitivë por ishin asimptomatikë dhe kjo mund të ketë çuar në kontakte fizike edhe me pjesën tjetër të ekipit kampion.

Nga lojtarët te stafi teknik, administrata dhe deri presidenti kanë kryer tamponët për të marrë rezultatet sipas protokollit. Sakaq, Boldor dhe Ferhati janë izoluar në banesat e tyre dhe do të bëjnë një tjetër tampon pas 4 ditësh.

Por, ajo që shqetëson është se rezultati i tamponëve përpara derbit po vonon dhe gjendja psikologjike e futbollistëve është e rënduar në këto momente. Në mbrëmje pritet një komunikatë zyrtare e klubit të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit