E FUNDIT: Pozitiv me koronavirus, Arteta përlot me reagimin e tij

13 Mars 2020
17:43
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, doli pozitiv gjatë testit të koronavirusit në mbrëmjen e djeshme. Tekniku i “Topçinjëve” ishte shkaku kryesor që ekipi i tij të futej në karantinë, por dhe Premier League të anulohej. 

Numri një i stolit ka reaguar për herë të parë për gjendjen e tij dhe këtë e ka bërë me një shkrim në Twitter. “Faleminderit të gjithëve për fjalët dhe mbështetjen. Ndihem më mirë tani. Ne të gjithë po përballemi me një sfidë të madhe të paprecedentë. 

“Të mbrojmë njëri-tjetrin duke ndjekur udhëzimet. Ne do ta kalojmë këtë së bashku. Ju lumtë Premier League, pasi drejtuesit kanë marrë vendimin e duhur”, – tha Arteta në lidhje me ndërprerjen e kampionatit anglez.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit