E FUNDIT: Rrahmani-Napoli, vjen akordi rekord! Lojtari i Kosovës shkruan historinë

13 Janar 2020
13:39
back button

Thuajse e kryer! Amir Rrahmani dhe Napoli do të bashkohen në qershor, edhe pse akordi dhe firma pritet të vijnë brenda kësaj jave, kur mbrojtësi i Kosovës do të kryejë vizitat mjekësore. Operacion thuajse 14 milionë euro (sipas “Sky Sport” dhe Gianluca di Marzio). Më pas, huazimi te skuadra e Veronës deri në fund të sezonit, me kërkesë të trajnerit Juric, i cili ishte ai që e donte me çdo kusht shqiptarin, pasi e kishte parë te Dinamo Zagreb personalisht. Rrahmani pritet të firmosë një kontratë për pesë vitet në vazhdim me një rrogë të trefishuar!

Ndeshjen e fundit, Verona-Genoa, edhe pse mori karton të verdhë pas 3 minutash, Rrahmani ishte i pakalueshëm dhe madje iu afrua edhe golit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit