E FUNDIT: Stafi mjekësor i jep dhimbje koke, Zidane merr lajmin e keq para Sevillas

14 Janar 2020
16:11
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Zinedine Zidane ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Sevilla. Sulmuesi kryesor Karim Benzema nuk do të jetë i gatshëm as për këtë ndeshje. Ai nuk luajti në Superkupën e zhvilluar në Arabi për shkak të dëmtimit, ndërsa problemi i tij vijon ta shqetësojë. 

Benzema ka ende dhimbje dhe stafi mjekësor nuk do ta rrezikojë për ndeshjen e radhës në kampionat. Zidane ka një tjetër dilemë, pasi francezi është sulmuesi kryesor dhe i rëndësishëm për skemat e tij. Shansi i radhës për sulmuesin Luka Jovic, i cili duhet ta shfrytëzojë. 

Reali do të rikthehet në La Liga me moralin lart, pasi ka fituar trofeun e parë të sezonit në Spanjë. Ekipi madrilen po lufton me Barcelonën për fitimin e titullit të munguar. Francezi do të rikthejë titullin kampion në Santiago Bernabeu.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit