Sulmuesi i Bylisit rezulton pozitiv me Covid-19, tani “dridhet” edhe Apolonia! Fajin e ka miqësorja

2 Qershor 2020
16:06
Telesport
back button

Futbolli shqiptar do të rinisë të mërkurën (java 27) pas thuajse 3 muajsh ndërprerje, por menjëherë ka ardhur lajmi që askush nuk do të donte ta dëgjonte. Sulmuesi i Bylisit (Qardaku), që po përgatiste ndeshjen ndaj Tiranës në Ballsh, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, teksa menjëherë është izoluar.

MiqesoreApolonia – Bylis 0-3Golat: Mozone, Guindo, Murataj#ForcaBylis#NjeklubshumeZemra#Faqjazyrtare

Gepostet von FK BYLIS am Samstag, 30. Mai 2020

Klubi ballshiot garanton se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se lojtari është nën mbikqyrje. Qardaku do të duhet të qëndrojë në karantinë të paktën për 14 ditë për të parë më pas se si do të zhvillohet gjendja e tij, duke kryer një tampon tjetër. Vetëm pas rezultatit negativ do të mund të bashkohet me grupin.

Ndërkohë, i gjithë Bylisi është izoluar dhe ka kryer tamponët për të parë nëse infektimi është përhapur. Megjithatë, frika e madhe tashmë kalon te skuadra e Kategorisë së Parë, Apolonia.

Shkodrani në 30 maj, pra tri ditë më parë, ishte në fushë në miqësoren e zhvilluar mes Bylisit dhe Apolonisë dhe sipas procedurës, skuadra fierake gjithashtu duhet t’i nënshtrohet tamponëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit