Luis Suarez ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me Neymar para se ky i fundit t’i befasonte të gjithë duke u transferuar nga Barcelona te PSG në verën e 2017-ës për 222 milionë euro.
Një vendim që befasoi shumë uruguainin në atë kohë. Ish-sulmuesi i katalanasve ka zbuluar për Placar TV:
“I thamë, ‘Ney. Nëse do të fitosh gjithçka, qëndro te Barcelona me ne. Nëse do largohesh, të paktën shko në Angli, te Manchester City. Futbolli i tyre është më i mirë, por në Francë…”.
Suarez shtoi:
“Mendoj se nëse Neymar do të kishte qëndruar te Barcelona, do ta kishte fituar Topin e Artë deri tani”.