Sulmuesi Kai Havertz u vlerësua si MVP i ndeshjes në të cilën Arsenali e fitoi 2-0 kundër PSG në Champions League. Ai realizoi edhe një gol për “topçinjtë”, duke qenë protagonist në fushë.
Për të, ky ishte goli i gjashtë radhazi në ndeshjet në shtëpi dhe duket se ai ndihet mirë kur luan në “Emirates”. “Është fantastike të luash këtu, e dua stadiumin, i dua tifozët. Jam shumë mirënjohës që jam këtu dhe luaj me këtë ekip”, tha Havertz.
Duke folur për sfidën ndaj PSG, ai tha: “Është e rëndësishme të luash e fitosh me skuadra e mëdha, kjo na jep shtysë të madhe. Mendoj se jemi rritur si ekip dhe këtë vit duam të përmirësohemi edhe më shumë”.
Kei Havertz e ka fituar një herë Champions League, në vitin 2021 me fanellën e Chelsea, duke shënuar në finale. “Ishte një moment i madh për mua, për karrierën time dhe është diçka për të cilën do të mendoj gjithmonë”, tha Havertz.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme, por do të ishte edhe më mirë nëse mund ta bëja me Arsenal, do të thotë shumë për mua. Unë përpiqem të ndihmoj ku të mundem me përvojën time në Champions, jam gati për skuadrën”, tha Havertz.