“E kam nder të luaj me ata të dy” Casemiro pas suksesit ndaj Sevilla: “Vinicius Jr top player, i kam thënë një gjë”

28 Nëntor 2021
23:30
Telesport
back button

Pas suksesit ndaj Sevilla që blindon kreun për Real Madrid, Casemiro foli për Movistar Plus pas ndeshjes së javës së 15-të të La Liga Santander, që uli siparin në Bernabeu me fitoren 2-1 të djemve të Ancelottit.

“Ishte një ndeshje kundër një ekipi spektakolar me dinamikë shumë të mirë”.

“Në pjesën e parë ishte e vështirë për ne të qëndronim pas topit. Kjo është Sevilla. Ata luajnë mirë dhe futbolli i tyre është i saktë. Por, shtojmë tre pikët dhe kjo është gjëja e mirë”

Rëndësia e zëvendësimeve: “Të luajmë në shtëpi me publikun është e rëndësishme për ne. Zëvendësimet ishin gjithashtu të rëndësishme. Trajneri i bën gjithmonë të gjithë të rëndësishëm”

Penalltia: “Ishte afër dhe ajo që po them është se VAR-i është këtu për të ndihmuar futbollin. Nëse nuk e quan, është sepse nuk ishte”

Protagonisti i ndeshjes: “Vini e di që ndeshjet do të jenë më të vështira për të, sepse rivalët e kanë kuptuar që ai është top player. Lojtarët e mëdhenj janë kështu, shënojnë të paktën një gol. Lojtarët e mëdhenj kanë goditjet e këtij djali. Ai bëri një ndryshim thelbësor sivjet”

A luan Casemiro shumë? “Vendos trajneri. Ai e di se çfarë po bën dhe çfarë mund të bëjmë ne. Unë jam shumë i kënaqur. Është nder të luaj me Kroos edhe Modric. Ne kemi lojtarë cilësorë dhe është kënaqësi për mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit