E katranosi derbin, ja veprimi që bën Romero i Partizanit!

13 Dhjetor 2019
23:12
back button

Ishte padiskutim futbollisti më i dobët në fushë sidomos në episodet kyçe të ndeshjes. Shumë topa të gabuar, mungesë përqendrimi dhe pasime të pasakta… Aristoteles Romero, një ndër më të paguarit te Partizani (thuajse 12 mijë euro në sezon) ishte padiskutim një ndër fajtorët kryesorë të humbjes! Pikërisht nga këmbët e tij erdhi kundërsulmi “vrastar” i Tiranës në fund, ndërsa në vend që të krosonte me gjithë ekipin në zonën kundërshtare, provoi goditjen me lojtarin e Tiranës ngjitur…

Sakaq, edhe në pjesën e parë, kur mund të pasonte Bardhin dhe ta nxirrte përpara portierit, goditi mes dy lojtarëve bardheblu dhe topi doli jashtë, duke xhindosur edhe trajnerin Lerda. Mungesa e Telushit, shkak kartoni i kuq, bëri që venezueliani të luante titullar.

Në fund të ndeshjes, sapo arbitri vërshëlleu tre herë, ishte i pari që doli nga fusha dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes, duke mos përshëndetur as tifozerinë e kuqe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit