“E kemi bërë përsëri”, Ancelotti: Ishte spektakolare

5 Maj 2024
9:41
Denis Hakanaj
back button

Të gjithë në këmbët e Carlo Ancelotti-t.

Trajneri italian ka shkuar në 28 tituj të fituar në karrierë, pasi ka fituar La Liga-n në drejtim të Real Madrid.

Në Instagram, Ancelotti, i cili nuk ka mundur të festojë në fushë për shkak se siguria matematikore për titullin ka ardhur pas humbjes së Barçës me Giorna-n, ka shkruar për tifozët e tij:

“E kemi bërë përsëri, jemi KAMPIONË!!! Sot kam vetëm fjalë falënderimi për lojtarët, stafin, tifozët dhe të gjithë personat që formojnë këtë klub të mrekullueshëm nga presidenti te punonjësi i fundit.

“Nuk ka qenë një rrugë e lehtë, por në një sezon të komplikuar ky Real Madrid ka treguar përsëri pse është skuadra më e mirë në botë. Faleminderit të gjithëve për impenjimin dhe cilësinë. Ka qenë spektakolare!!!

“Mundem vetëm të falënderoj madridistët për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar dhe dashurinë e tyre. Kjo është për ju dhe do të festojmë bashkë fundjavën e ardhshme. HALA MADRID”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit