“E kemi nisur në mënyrën e duhur”, Gundogan: Duhet të bëjmë kujdes nga një gjë

15 Qershor 2024
11:45
Denis Hakanaj
back button

Ilkay Gundogan, mesfushori dhe kapiteni i Gjermanisë, foli për ZDF pas fitores 5-1 ndaj Skocisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian:

“Të jem i sinqertë, pikërisht kështu duhet të kishim nisur. Luajtëm një pjesë të parë tepër të mirë, në të cilën me meritë ishim përpara 3-0. Jam i lumtur që mund të bëj diçka më të mirë për shokët e mi sot”.

Për golin e pësuar vonë:

“Është një shenjë se ekipet e tjera kanë cilësi dhe se pakujdesia e vogël mund të ndëshkohet shumë, shumë shpejt. Ndoshta ishte një paralajmërim i mirë për ne, që nuk mund të bëjmë asnjë hap më pak në ndeshjet e ardhshme”.

Për atmosferën:

“Pikërisht atmosfera, euforia tani në stadium me tifozët tanë – kjo është ajo që na duhet që të shkojmë larg. Dhe padyshim që ishte pikërisht fillimi që donim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit