“E keni ekskluzive, De Bruyne është i Newcastle”… Trajneri prish intervistën e Manchester City (VIDEO)

29 Qershor 2020
12:29
Telesport
back button

Kevin de Bruyne është një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe statistikat e tij me Manchester City janë fantastike. Një njeri që vihet në shërbim të ekipit me më shumë se 80 asist në aventurën e tij me “Citizens” që kur u transferua nga Wolfsburg.

Edhe në çerekfinalen e Kupës FA ndaj Newcastle ishte protagonist duke shënuar. Një paraqitje super aq sa trajneri i “qymyrxhinjve” ka prishur intervistën e belgut…

Në fund të lojës, mesfushori belg po fliste në kanalet zyrtare të Manchester Cityt kur ai u ndërpre nga trajneri Steve Bruce.

“Ai do të qëndrojë këtu. E keni ekskluzive direkt nga Neëcastle. Ai është i ngopur me Manchester Cityt dhe do të luajë për Newcastle”, tha trajneri anglez direkt nga “St James Park”, teksa lojtari e falënderoi dhe buzëqeshi duke i uruar fat…

Manchester City reagoi me humor dhe ndau videon në mediat sociale të klubit me një mesazh: “Prisni vetëm një minutë, Steve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit