E kërkojnë disa ekipe “big” në Europë, Julian Alvarez mesazh të qartë Manchester City

18 Qershor 2024
9:31
Telesport
back button

Julian Alvarez është një nga futbollistët e rinj më të suksesshëm që po çmend Europën. Sulmuesi i Manchester City, kampion bote me Argjentinën dy vite më parë, ka fituar mjaft simpati te shumë skuadra “big” në Europë.

Javët e fundit emri i tij është lidhur me disa skuadra, por tashmë lojtari po i dërgon një mesazh qetësie drejtuesve dhe tifozëve të “citizens”. Pasi mori pjesë në ndeshjen e kombëtares kundër Ekuadorit, ai foli për të ardhmen e tij.

Këto janë gjëra normale që thonë mediat, por unë jam i qetë, ndihem i qetë. Ndihem mirë te Manchester City. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Julian Alvarez, që ka kontratë deri në vitin 2028 me kampionët e Anglisë .

Për ESPN, Álvarez foli për atë që do të thotë të luash përkrah Lautaro Martínez: “Konkurrenca është gjithmonë aty, ashtu si në klube ndodh edhe këtu në kombëtare”.

Kemi luajtur disa herë bashkë në kombëtare. Ai është mësuar të luajë me sulmues të tjerë, por edhe unë. Mendoj se bëmë mirë dhe kur të vijë radha jonë do të bëjmë më të mirën për ekipin”, tha Alvarez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit