E kërkojnë me këmbëngulje në Spanjë, ylli i Liverpool nuk i humb shpresat për një transferim

28 Mars 2024
10:43
Telesport
back button

Futbollisti kolumbian Luis Diaz mund të transferohet në Spanjë këtë verë. Anësori i Liverpool, 27 vjec, kërkohet nga disa ekipe spanjolle, si Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Sipas “Cadena Ser”, babai i Luis Diaz ka pranuar se djali i tij nuk i ka hequr shpresat për një lëvizje në Spanjë. Lojtari kushton rreth 70 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2027 me Liverpool, me të cilin luan që prej vitit 2022.

Ne nuk e kemi humbur ende shpresën tonë. Luis po luan mirë dhe klubet spanjolle janë gjithmonë aktive në treg për të”, tha babai i lojtarit kolumbian, që në 86 ndeshje zyrtare me “reds” ka realizuar 22 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit