E kërkojnë me ngulm, mesfushori tremb City: Më vjen mirë që kam admirues, një ditë do të rikthehem aty

22 Mars 2024
9:30
Telesport
back button

E ardhmja e mesfushorit Bernardo Silva është në qendër të vëmendjes në Portugali. Anësori i Manchester City nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer te Benfica një ditë, ndërkohë që për të nuk mungojnë ofertat edhe nga Arabia Saudite.

Të ardhmen time nuk e di ende, por jam i sigurt që do të kthehem një ditë te Benfica, por nuk e di se kur. Është e vështirë të them se do të ndodhë pas një, dy apo tri vitesh, por pa dyshim rikthimi në Benfica është një synim karriere dhe jete”, u shpreh Silva.

Jam te Manchester City, një ekip që po dominon në Angli e tani edhe në Europë e botë. Ky është maksimumi dhe ndihem komod këtu edhe pse më vjen mirë që kam kaq shumë admirues kudo”, tha Bernardo Silva.

Portugezi ka një kontratë deri në vitin 2026 me Manchester City dhe kostoja e kartonit të tij shkon në 80 milionë euro. Megjithatë, kjo shumë nuk step ekipet arabe të ëndërrojnë për Bernardo Silva, që e shohin si një nga yjet e futbollit botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit