E kërkojnë te Manchester United, Gareth Southgate merr vendimin për të ardhmen e tij

10 Tetor 2024
12:56
Telesport
back button

Ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka njoftuar sot se nuk do të kthehet në stërvitje brenda vitit të ardhshëm. Ai ka hedhur poshtë kështu ofertën që ka ardhur nga Manchester United, ku shihej si kandidati kryesor.

Southgate u largua nga detyra e trajnerit të Anglisë pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024. “Unë nuk do të stërvit asnjë skuadër përgjatë vitin të ardhshëm. Këtë gjë e them me siguri. Jam i sigurt për këtë vendim që kam marrë”, u shpreh Southgate.

Më duhet t’i jap vetes kohë për të marrë vendime të mira, të duhura dhe të drejta. Kur largohesh nga një detyrë e rëndësishme duhet t’i jepni kohë trupit tuaj, duhet t’i jepni kohë mendjes tuaj që të analizojë gjithçka”, tha Southgate.

Trajneri anglez e dha këtë deklaratë në një takim të Shoqatës Europiane të Klubeve. Ai ishte përfolur për të drejtuar “djajtë e kuq”, por ka vendosur të qëndrojë një vit pushim, për t’u rikthyer si trajner sezonin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit