Mesfushori argjentinas Alexis Mac Allister nuk ka interes për një kalim te Real Madrid këtë verë edhe nëse gjigantët spanjollë po këmbëngulin për të.
Sipas “Daily Mirror”, babai i yllit të Liverpool ka hedhur poshtë çdo ide se mesfushori do të ishte i etur për një lëvizje në Madrid gjatë merkatos së ardhshme.
“Nuk ka asgjë për të komentuar. Alexis është shumë i lumtur në Liverpool dhe shpreson të kurorëzohet kampion i Premier League. Pastaj do të shijojë një pushim që nuk e mori vitin e kaluar”, tha Carlos MacAllister.
“Është e rëndësishme të vlerësojmë dhe respektojmë klubin për të cilin ai luan, kështu që çdo koment nga ne do të ishte i panevojshëm”, tha më tej babai i mesfushorit kampion bote.
Në fund, ai deklaroi: “Alexis ka një kontratë deri në vitin 2028 me Liverpool. Ai është i lumtur në klub. Le të shpresojmë që të qëndrojë atje sa më gjatë”.







