E kërkuan në Spanjë, Francë e Angli, ylli i Bayern Munich i thotë PO transferimit në Arabi

29 Gusht 2024
11:14
Telesport
back button

Fillimisht Neymar, Milinkovic-Savic, Mitrovic e Malcom. Më pas Ruben Neves, Renan Lodi, Yassine Bounou dhe së fundmi João Cancelo. Por emrat e mëdhenj të Al Hilal nuk mbarojnë me kaq.

Kampionët e Arabisë Saudite tani janë shumë afër blerjes së francezit Kingsley Coman. Ditën e djeshme, klubi i Pro Ligës Saudite, arriti marrëveshje me Bayern Munich dhe tashmë lojtari duket se po merr një vendim për t’u transferuar në Arabi.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, lojtari e ka pranuar destinacionin arab dhe është gati të thotë PO idesë për të kaluar tek Al Hilal. Marrëveshja nuk është përfunduar ende plotësisht, por Coman po bën hapa të mëdhenj drejt Al Hilal.

Në verë, krahu i majtë francez mori vëmendjen e Barcelonës, ​​por për të u interesua edhe PSG si dhe disa ekipe nga Premier League. Megjithatë, asnjë nga këto ekipe nuk kënaqi pretendimet financiare të Bayern Munich dhe lojtarit.

Klubi bavarez dëshiron të lëvizë shpejt për të hequr qafe pagën e rëndë, 17 milionë euro në sezon për 28-vjeçarin, që ka vendfosur të shkojë në Arabinë Saudite për të vijuar karrierën e tij. Ai luan prej 10 sezonesh me Bayern.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit