E konsideronin talent, Koeman i tregon derën të riut

19 Shtator 2020
17:09
Eraldo Harlicaj
back button

Riqui Puig konsiderohej si një nga futbollistët më premtues të skuadrës së Barcelonës. Trajneri Ronald Koeman nga krahu tjetër nuk e konsideron futbollistin e ri të skuadrës dhe i ka këshilluar që të largohet nga skuadra.

RAC1 shkruan se holandezi i ka bërë me dije që të gjejë klub tjetër, pasi nuk do të ketë minuta te skuadra e tij. Koeman është bindur më shumë nga i riu tjetër, Carles Alena. Ky i fundit i ka dhuruar më shumë në stërvitje teknikut të ri të nënkampionëve.

Numri një i stolit e la jashtë ekipit dhe në miqësoren kundër Elches. Një sinjal i qartë se duhet të gjejë një tjetër skuadër dhe të mos shpresojë se mund të luajë tek ekipi i Barcelonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit