E KRYER: Bayerni bën goditjen e madhe, Sane në Gjermani (Detajet e kontratës)

6 Qershor 2020
13:56
Eraldo Harlicaj
back button

Në Gjermani janë të bindur se kampionët kanë gjetur marrëveshjen me Manchester City-n për Lorey Sane. Sulmuesi i krahut do t’i bashkohet bavarezëve në edicionin e ri sipas asaj që shkruan gazetari i Bild, Christian Falk.

Ai ka lënë një status në Twitte ku shkruan se futbollisti gjerman nuk do të jetë më i paguari te Bayerni dhe se nuk ka një klauzolë lirimi prej 109 milionë eurosh. E v ërteta e madhe në të gjithë këto diskutime sipas asaj që shkruan Falk është që Sane do të firmosë për 5 vite.

Sulmuesi u përfol se do të bashkohej me gjermanët dhe në sezonin e kaluar. Marrëveshja ishte shumë pranë, por futbollisti u dëmtua në gusht dhe gjithçka mbeti pezull. Sane pritet t’i bashkohet shumë shpejt bavarezëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit