E kryer: E shkarkoi para 1 muaji, ekipi i Serie A rikthen ish-trajnerin!

2 Dhjetor 2019
18:06
back button

Vetëm një muaj ka zgjatur aventura e Fabio Grossos në krye të Brescias, me ish-kampionin e Botës që si trajner i ekipit pati një bilanc shumë negativ, ku pësoi plot 10 gola dhe nuk shënoi asnjë, duke marrë tre humbje.

Zëvendësuesi i tij është pikërisht trajneri që i zuri vendin, Eugenio Corini. Sipas mediave italiane, gjithçka është e kryer tashmë, me Corinin që pritet të rimarrë drejtimin e ekipit. Tekniku italian ishte ai që e ndihmoi Brescian të ngjitej, ndërsa në 11 javët e para kishte grumbulluar shtatë pikë, ku pikërisht në atë kohë u shkarkua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit